Politike

Ministri i Jashtëm danez viziton Shqipërinë, takohet me Xhaçkën: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të

2 Shtator 2021, 08:11 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm danez viziton Shqipërinë, takohet me

TIRANE – Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod vizitoi ditën e sotme Shqipërinë dhe do të qendrojë dy ditë në vend. Kofod është pritur nga homologia Olta Xhaçka, ku kanë mbajtur një takim së bashku.

Në një deklaratë pas takimit, Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Ajo u shpreh se Danimarka ka qenë një nga gjyqtaret më të rrepta e më kërkuese në lidhje me progresin e Shqipërisë dhe se mbështetja e saj është provë e qartë se progresi i bërë ka qenë i prekshëm dhe bindës.


Ne patëm rastin të bisedojmë nga afër për gjithçka kemi bërë, por edhe për kushtet e vështira në të cilat është bërë kjo punë vërtet e madhe për përmbushjen e çdo kërkese të BE-së. Pata rastin të shpreh pritshmëritë e larta që ne kemi nga mbledhja e radhës e Këshillit të BE-së, si një vend që tanimë e meriton dhe është plotësisht i gatshëm për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh ministrja.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për kontributin e qeverisë daneze për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019 dhe në luftën ndaj pandemisë. Ajo garantoi bashkëpunim me Danimarkën në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe çështje të klimës gjatë mbajtjes së anëtarit të përkohshëm në Këshillit e Sigurimit të OKB, vend të cilin Danimarka synon ta marrë në vitet 2025 – 2026.

(I.A;E.GJ/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jeppe koford olta xhacka jeppe koford olta xhacka

Sondazh

Poll