Politike

Sot u bë ministre, çfarë thoshte Frida Krifca vetëm një muaj më parë kur pyetej për këtë gjë: Kam katër vite që e d

2 Shtator 2021, 16:45 Nga DOSJA
Sot u bë ministre, çfarë thoshte Frida Krifca vetëm

TIRANË– Frida Krifca, një nga prurjet e reja të kryeministrit Edi Rama në kabinet, e cila u zgjodh Ministre për Bujqësinë, nuk e kishte parashikuar aspak se do të mund ta merrte këtë post. Blogeri Olti Curri ka rikthyer sot një deklaratë që Krifcës, të thënë vetëm një muaj më parë. E ftuar në “Ndryshe”, Krifca u pyet nëse Rama do e bëjë ministre dhe tha se i është bërë bozë kjo gjë pasi ka katër vite që e dëgjon.

Ajo shtoi se ishte mjaft e lumtur në postin që mbante, si Drejtoreshë e Përgjithshme tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. E pyetur nëse këtë post e mban për paratë, Frida Krifca dëgjohet të thotë se në fakt ministria sjell më shumë të ardhura, por nuk është aty çështja.

Pjesë nga biseda

Salsano Rrapi: Rama do të të bëjë ministre? Tani e dimë vetëm ne këtë….

Frida Krifca Dua të jem larg këtij komenti, kështu që nuk do ta komentoj fare. Kam katër vjet që e dëgjoj, është bërë bozë. Nuk kam asnjë objektiv për të qenë ministër, e dashuroj punën ku jam…jam shumë mirë këtu ku jam.

Salsano Rrapi: Je shumë mirë?

Frida Krifca: Super.

Salsano Rrapi: Pse të pëelqen më shumë, ngaqe ka shumë lekë AZHBR-ja?

Frida Krifca: Jo, ministria ka më shumë lekë, nuk është puna aty….

Sot, ajo që Krifca kishte dëgjuar prej katër vitesh u bë realitet dhe ajo u bë ministre. Kryeministri Edi Rama i besoi postin e ministres për Bujqësinë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 frida krifca qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 frida krifca qeveria rama 3

Sondazh

Poll