Politike

Rama vuri 4 ministra Shteti, ironia e mjekut: Po shteti vetë ku është?

2 Shtator 2021, 15:51 Nga DOSJA
Rama vuri 4 ministra Shteti, ironia e mjekut: Po shteti vetë ku

TIRANË– Kryeministri Edi Rama prezantoisot kabinetin e r iqeverisës dhe erdhi me një risi, me katër ministra për Shtetin, të gjitha gra. Mjeku Erion Dasho, i cili shpeshherë e ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë, ka bërë ironi në rrjetet sociale në lidhje me këtë gjë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: Mirë 4 ministra shteti që janë aty, po shteti ku është?!

Bëhet fjalë për Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që do të drejtohet nga Edona Bilali, Ministria për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi. Ndërsa Elisa Spiropali është ministrja për Marredhëniet me Parlamentin.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll