Politike

RENDITJA sipas votave/ Gratë socialiste i prin Balluku, burrat Bushati, si u rreshtuan kandidatët e kryesisë nga PS-ja, emrat

2 Shtator 2021, 14:48 Nga DOSJA
RENDITJA sipas votave/ Gratë socialiste i prin Balluku, burrat Bushati, si

TIRANË– Belinda Balluku është ajo që prin të gjithë listën e kandidatëve të PS-së për anëtarë kryesie. Me 207 vota, ministrja për Infrasktrukturën ia ka kaluar edhe Ditmir Bushatit që është më i votuari në listën e burrave. E dyta në radhë pas Ballukut në listën e grave vjen Ogerta Manastirliu me 204 vota. Nga burrat, Bushati ndiqet nga Arben Pëllumbi me 203 vota. Më pak e votuara nga socialistët është Almira Xhembulla, e cila ka marrë vetëm 94 vota. Më pak i votuari nga burrat është Ervin Demo.

Lista e grave sipas numrit të votave:

Belinda Balluku: 207

Ogerta Manastirliu: 204

Blerina Gjylameti: 199

Evis Kushi: 183

Olta Xhaçka: 180

Mimi Kodheli: 179

Milva Ekonomi: 175

Ermonela Felaj: 117

Klotilda Ferhati: 114

Almira Xhembulla: 94

Lista e burrave sipas numrit të votave:

Ditmir Bushati: 204

Arben Pëllumbi: 203

Pandeli Majko: 198

Armando Subashi: 177

Erjon Braçe: 174

Ilir Beqaj: 173

Pjerin Ndreu: 166

Fatmir Xhafaj: 137

Eduard Shalsi: 116

Ervin Demo: 98

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3

Sondazh

Poll