Sport

Zjarr në stadiumin e Tottenham, evakuohen 300 persona

2 Shtator 2021, 12:39 Nga DOSJA
Zjarr në stadiumin e Tottenham, evakuohen 300 persona

ANGLI – Në stadiumin  e Tottenham u detyruan të bëjnë një evakuim urgjent këtë pas shpërthimit të zjarrit.

Një zjarr shpërtheu në stadiumin Tottenham Hotspur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, që detyroi ekipet e zjarrfikësve të shkonin menjëherë më vendngjarje. Zjarrfikësit luftuan me zjarrin për afro një orë, derisa e shuan plotësisht.

Rreth 300 njerëz duhej të evakuoheshin nga ndërtesa 9-katëshe, e cila është përdorur edhe si një qendër vaksinimi kundër Covid-19. Asnjë i lënduar nuk është raportuar deri më tani.

Spurs, ndërkohë nuk ka lëshuar ende një deklaratë për zjarrin në shtëpinë e tyre të re, në të cilën ata u vendosën në mars 2019.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll