Sport

Willian befason, hoqi dorë nga 280 mijë euro në javë te Arsenali…

2 Shtator 2021, 09:21 Nga DOSJA
Willian befason, hoqi dorë nga 280 mijë euro në javë te

ANGLI – Sulmuesi brazilian ka tronditur botën e futbollit me gjestin e tij. Willian i Arsenalit hoqi dorë nga 280 mijë euro që merrte në javë te “Topçinjtë”, për të nënshkruar një kontratë me skuadrën e vendit të tij me Corinthians, ku natyrisht nuk do të paguhet aq sa në Londër.

Paradoksi befasues bëhet akoma më i madh, pasi Willian përshëndeti Arsenalin, ekipin e tij aktual dhe vendosi të kthehej në Brazil, ndërkohë që kishte kontratë edhe për tri vitet e ardhshëm me “Toçinjtë”, gjë që për lojtarin nuk patën asnjë pikë rëndësie.

Pas largimit nga Chelsea, mungesa e hapësirave te Arsenali, duket e detyruan sulmuesin të ndërmerrte këtë vendim. Në pragun e 33 viteve, Willian vendosi ta afrojë kthimin e dëshiruar në Brazil, duke hequr dorë edhe nga 280 mijë eurot në javë, si rrallëkush tjetër në futbollin e sotëm do ta ndërmerrte një veprim të tillë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “toçinjtë” arsenalit brazil chelsea corinthians willian “toçinjtë” arsenalit brazil chelsea corinthians willian

Sondazh

Poll