Sport

Sot zbresin në fushë, Kosova në Gjerogji dhe kampionët e Europës të Italisë

2 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA

ITALI – Sot luhet dita e dytë e ndeshjeve të fazës së grupeve të kualifikueseve për kampionatin botëror “Katar 2022”. Në fushë do të zbresë edhe Kosova.

Pas 2 humbjesh në dy ndeshjet e para të grupit B, Dardanët e Bernard Challandes do të tentojë të marrë pikët e para në sfidën e kësaj të enjteje ndaj Gjeorgjisë në transfertë.

Një ndeshje e vështirë për Kosovën, e cila ka probleme edhe me dëmtimet e disa elementëve cilësore. Dueli i Batumit mes Gjeorgjisë dhe Kosovës do të startojë në orën 18:00.

Veç saj sot zbresin në fshë edhe kampionët e Europës të Italisë, që luajnë përballë Bullgarisë. ‘Azzurrët’ do të prezantojnë para tifozëve të tyre edhe trofeun e “Euro 2020” të fituar në Londër 50 ditë më parë.

Të kaltrit janë favoritë për të marrë tre pikët e radhës përballë një Bullgarie me shumë probleme që ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para të grupit C.

Në grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria spikat sfida mes Hungarisë dhe kryesuesve të Anglisë, që do të zhvillohet në Budapest në stadiumin “Puskas Arena”.

Suedi-Spanjë është një tjetër duel intrigues, ashtu si edhe takimet Lihtenshtejn-Gjermani dhe Maqedoni e Veriut-Armeni.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll