Sport

“Digitalbits”, sponsori i tretë i Interit në fanellë: ja shifrat e marrëveshjes…

2 Shtator 2021, 12:40 Nga DOSJA
“Digitalbits”, sponsori i tretë i Interit në fanellë:

ITALI – Sponsori i fanellës, natyrisht një uniformë loje, që “vlen” 33 milionë euro. Por Interi ka mbyllur një marrëveshje tjetër milionerësh, më të madhe, e cila do t’i japi 85 milionë klubit në katër vjet.

“Zytara” është një bankë dixhitale, e krijuar nga Al Burgio, e cila synon të zhvillojë përdorimin e produkteve të ndryshëm financiare dhe të tjera, përmes aplikacionit të klubit zikaltër. Do ta bëjë këtë përmes kriptomonedhës “XDB”.

Në të ardhmen, në idetë e klubit të Interit, tifozët do të jenë në gjendje të kenë qasje në blerjen e biletave, ose të përdorimit të kësaj kriptovalute, e cila hidhet në treg duke përdorur rrjetin “Digitalbits”, gjithashtu si “Zytara”, e themeluar nga Al Burgio.

Pra, emri “Digitalbits”, vetëm në mëngën e uniformës zikaltër do të sjellë 6 milionë në arkë dhe plotëson 33 milionët me “Socios” dhe “Lenovo”. Por këto 6 milionë janë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, rezultat i rritjes së klubit në arenën ndërkombëtare dhe tërheqjes për audiencat e reja.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “credit agricole” “socios” dhe “lenovo” “zytara” al burgio bankë dixhitale kriptomonedhës “xdb” rrjetin “digitalbits” “credit agricole” “socios” dhe “lenovo” “zytara” al burgio bankë dixhitale kriptomonedhës “xdb” rrjetin “digitalbits”

Sondazh

Poll