Sport

Djali i Aubameyang infekton “të gjithë” Arsenalin?! Xhaka i fundit prej tyre…

2 Shtator 2021, 10:11 Nga DOSJA

ANGLI – Mesfushori kosovar i përfaqësueses zvicerane është një nga dhjetë lojtarët e Arsenalit deri më tani që ka rezultuar pozitiv me Covid. Që nga fillimi i sezonit, virusi ka shkaktuar shqetësimet të “Topçinjtë’.

Trajneri Mikel Arteta (39 vjeç) komenton situatën aktuale pas humbjes 2:0 në derbin e Londrës kundër Chelseas: “Që nga fillimi i sezonit, nëntë lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar me Covid 19″,- tha ai, për të përditshmen zvicerane “Blick”. “Shumica tyre janë emra të njohur në ekip. Të mërkurën, kapiteni i kombëtares Granit Xhaka ishte rasti i dhjetë i Arsenalit,” – thotë ai më tej.

Para tij ishjte rradha e Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Willian (33) të cilët munguan në fillim të sezonit. Pak para ndeshjes kundër Chelseas në ndeshjen e dytë, Ben White gjithashtu rezultoi pozitiv.

Ylli i sulmit të “Topçinjve”, Aubameyang pati probleme të mëdha me virusin. “Kapiteni ynë luftoi me Covid. Ai ishte i shtrirë në shtrat për një kohë shumë të gjatë dhe u desh shumë sforcim që ai të ulej në stol në ndeshjen kundër Chelseas,” – thotë Arteta. – “Nuk e di se nga vijnë kaq humë infektime.”

Ka spekulime të ndryshme në lidhje me arsyet pse kaq shumë lojtarë të Arsenalit janë prekur nga virusi. Sipas raporteve të mediave, disa nga lojtarët thuhet se janë infektuar nga djali i Aubameyang gjatë një feste.

Në verë, Arsenali u desh të anuloi turneun e tyre në SHBA për shkak të koronavirusit.
Po tani, a kërcënohet edhe pjesmarrja e tyre në ndeshjet e kampionatit?

Trajneri Arteta mbeti i befasuar që ndeshja kudër Brentford nuk u shty pasi ekipi i tij kishte disa lojtarë të infektuar.

Nëse do të hedhësh një sy në rregulloren e Premier League për sezonin 2021/22 aty shkruhet: “Miratimi për të shtyrë një ndeshje të kampionatit nuk do të jepet nëse klubi që bën kërkesën ka 14 ose më shumë lojtarë në listë në gjëndje për të luajtur.”

Në miqësores e së mërkurës, ku Zvicra fitoi 2-1 ndaj Greqisë, Xhaka mungoi pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 dhe menjëherë u fut në karantinë. Kësisoj, mesfushori i Arsenalit do t’i mungojë Zvicrës edhe kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut në kualifikime e botërorit “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll