Sport

Kanë nisur negociatat me Lazion, mbrojtësi mund të ribashkohet me Sarrin

2 Shtator 2021, 10:00 Nga DOSJA
Kanë nisur negociatat me Lazion, mbrojtësi mund të ribashkohet me

ITALI – Ish mbrojtësi i Chelsea, David Luiz mund të ribashkohet me Maurizio Sarrin tek Lazio këtë sezon, me parametra zero. Merkatoja është mbyllur në Itali, por klubet kanë të drejtë të marrin lojtarë që janë pa kontratë.

Sipas ‘’SportItalia’’ mes David Luiz dhe Lazios kanë nisur negociatat. Trajneri i Lazios, Sarri dhe mbrojtësi brazilian kanë punuar më parë bashkë tek Chelsea. Për Luiz ka oferta nga Benfica dhe Flamengo, por lojtari dëshiron një ekip të rëndësishëm.

Ekipi i fundit ku Luiz ka luajtur është Arsenali, ku i skadoi kontrata me 30 qershor.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport david luiz lazio sarri david luiz lazio sarri

Sondazh

Poll