Sport

Benzema është i sigurtë: “Mbappe do të luaj te Reali i Madridit”

2 Shtator 2021, 09:16 Nga DOSJA
Benzema është i sigurtë: “Mbappe do të luaj te Reali i

FRANCE – Edhe pse kanë filluar ndeshjet eliminatore të fazës së grupeve për Botërorin e “Katar 2022”, jehona e merkatos së verës të sapombyllur mbetet një temë dite.

Pa dyshim që mungesa e kalimit të Mbappe te Reali i Madridit është ndoshta ndër tratativat më të përfolura dhe padyshim që është përfolur edhe në dhomat e zhveshjes së Francës, e cila u ndal në barazim me Bosnjen.

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema pas takimit doli në konferencë për shtyp për të folur rreth ndeshjes, por nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes rreth transferimit të Kylian Mbappe te klubi madrilen.

“Mbappé është një lojtar që do të luajë për Real Madridin një ditë, ose një tjetër. Ne shkojmë shumë mirë. Nëse do të ishte në dorën time, ai do të ishte me mua sot në Madrid”, përfundoi francezi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll