Sport

Admnistratori kuqezi Gazidis: “Skuadra është përforcuar me blerjet e reja”

2 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
Admnistratori kuqezi Gazidis: “Skuadra është përforcuar me

ITALI – Administratori i Milanit, Ivan Gazidis është rishfaqur për të folur këtë herë për merkaton e sapopërfunduar. “Jemi të bindur se kemi lëvizur në mënyrë efikase në merkato dhe se lojtarët e rinj do të na përforcojnë grupin,” – thotë Gazidis nëpërmjet një letre të publikuar në “Milanews.it”.

“Ndërhyrja e presidencës na kanë lejuar që të marrim disa element të mirë dhe të rinj pasi kjo është dhe stratgjia jonë, sic e kemi deklaruar prej kohësh. Megjithatë nuk mungojnë edhe elementët me eksperiencë në kuadër që do të mbështesin më të rinjtë,” – vazhdon letra e administratorit kuqezi.

Në fund ai ka folur edhe dy fjalë rreth gjëndjes së tij shëndetësore rreth një muaj e gjysmë pasi u diagnostifikua me kancer. “Terapitë që kam bërë kanë dhënë efekte pozitive dhe kjo më bën optimist për një rikuperim të plotë.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll