Sport

10.000 euro për secilën medalje të artë, Komiteti Olimpik i Kosovës vlerëson “vajzat e arta” të Olimpiadës

2 Shtator 2021, 09:40 Nga DOSJA
10.000 euro për secilën medalje të artë, Komiteti Olimpik i

KOSOVE – Arritjet e shkëlqyera të përfaqësueses olimpike të Kosovës vazhdojnë të marrin frytet e punës dhe rezultateve.

Së fundmi, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka vendosur të shpërblejë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Të dy medalistet e arta olimpike do të shpërblehen me nga 10 mijë euro. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.

Ky ishte një shpërblim shtesë, pasi sportistet e madaljeve, por edhe të tjerët do të shpërblehen edhe nga Ministria e Sporteve të Kosovës sipas legjislacionit të tyre për arritjet sportive.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll