Sport

Sot dita e ndeshjes, Manaj-Cikalleshi “fiton” duelin me Uzunin dhe Brojën

2 Shtator 2021, 09:09 Nga DOSJA

POLONI – Sot, në orën 20:45, është dita e ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë dhe e gjithë vëmendja e futbolldashëve është pikërisht në Varashavë.

Me kuriozitet pritet të shohim kush do të jenë 11 kuqezinjtë që do të zbresin në fushë, por burimet pranë skuadrës tregojnë se nuk do të ketë shumë ndryshime.

Edi Reja vazhdon t’i mbetet besnik skemës 5-3-2 duke e filluar në portë me Etrit Berishën, i cili përpara tij ndoshta ka ndër mbrojtjet më të sigurta që kemi patur ndonjëherë me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin.

Krahët e repartit të mbrojtjes do të jenë Hysaj dhe Trashi, ndërkohë që përpara tyre në mesfushë janë Gjasula, Abrashi dhe Bare.

Për t’i lënë më pas rradhën në sulm, dyshes Manaj-Cikalleshi, një dyshe që deri në momentin e fundit trajneri italian mbetet në dyshime, sepse edhe Uzuni me Brojën janë në formë shumë të mirë, por gjithsesi Reja i mbetet besnik zgjedhjes së parë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll