Sport

80 fanella të Ronaldos për stafin mbretëror/ Mbretëresha Elizabeth “çmendet” pas portugezit! Ja kërkesa e veç

1 Shtator 2021, 22:07 Nga DOSJA
80 fanella të Ronaldos për stafin mbretëror/ Mbretëresha

ANGLI– Manchester City ishte pranë firmës me Cristiano Ronaldon, por vetëm në minutat e fundit telefonata e ish-trajnerit, Alex Ferguson ndryshoi gjithçka me sulmuesin portugez që firmosi me Manchester United.Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II, është e kënaqur me vendimin e lojtarit për t’u kthyer në “Old Trafford”. Sport Innovation Society raporton se 80 fanella janë porositur për stafin e saj mbretëror.

Për më tepër, ajo ka kërkuar që fanella e parë të nënshkruhet nga vetë lojtari. Ronaldo thuhet se bëhet personi i parë në histori që i kërkohet një autograf nga Mbretëresha Elizabeth II. Nuk dihet ende lidhja që ka familja mbretërore me ekipin e United, pasi në Angli dihet që Mbretëresha dhe princi ëilliam bëjnë tifo për West Ham.

Tifozët, dhe në të vërtetë vetë Mbretëresha, do të duhet të jenë të durueshëm para se të shohin portugezin të bëjë debutimin me Manchester United pas një pushimi dy javor për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united mbreteresha elizabeth ronaldo manchester united mbreteresha elizabeth ronaldo

Sondazh

Poll