Sport

KATAR 2022/ Franca është për turp, ngec ndaj Bosnjes. Van Gaal e nis keq debutimin me Holandën, ja rezultatet e tjera

1 Shtator 2021, 21:18 Nga DOSJA

EUROPË- Raundi i katërt i eleminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022” prodhoi sa rezultate të bukura por dhe aq surprizuese. Në Grupin D, Franca që vjen me petkun e kampiones së Botës u ndal në një barazim 1-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës. Golit të Edin Dzekos për ballkanasit iu kundërpërgjigj, Antoine Griezmann po në pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Franca mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Jules Kounde, karton që ndikoi në ecurinë e ndeshjes. Ndërkohë edhe Ukraina nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë një kundërshtari modest si Kazakistani, që humbi mundësinë të shkëputej nga rivalët poshtë renditjes.

Shumë i balancuar Grupi G ku janë pikërisht katër skuadra që po luftojnë fort për dy vende. Norvegjia barazoi ndaj Holandës me shifrat 1-1, nuk ka shkuar mirë debutimi i tretë për Van Gaal në stolin e portokallinjëve, aktualisht “tulipanët” janë në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve.Humbi mundësinë e shkëputjes në këtë grup Turqia që barazoi në fund 2-2 me Malin e Zi. Ndëkrohë rezultatet e tjera janë këto…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport franca holanda katar 2022 franca holanda katar 2022

Sondazh

Poll