Sport

6 minuta për t’u kthyer në legjendë! Ronaldo shkruan historinë e futbollit, dy golëshi ndaj Irlandës nxjerr nga telashet

1 Shtator 2021, 21:01 Nga DOSJA
6 minuta për t’u kthyer në legjendë! Ronaldo shkruan

PORTUGALI-Cristiano Ronaldo kthehet në legjendë. Në ndeshjen kundër Irlandës, për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022, Portugalia fiton ndaj Irlandës vetëm në minutat e fundit me shifrat 2-1. Vendos dy golëshi i Cristiano Ronaldos, që fillimisht gaboi në minutën e 15′ nga pika e bardhë e penalltisë. Egan për irlandezët shënoi në minutën e 44′ të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Ronaldo do të shënonte dy gola fillimisht në minutën e 89′ pas asistimit të Guedes dhe vetëm në sekondat e fundit shënoi golin e suksesit që e ngjit Portugalinë në vendin e parë të Grupit A.

Sulmuesi ka shënuar 111 gola me fanellën e Portugalisë dhe shkon kështu në vendin e parë në renditjen e golashënuesve më të mirë me përfaqësueset. Sulmuesi i Manchester United kaloi iranianin Ali Daei me 109 gola.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport portugalia ronaldo portugalia ronaldo

Sondazh

Poll