Sport

S’ka kapiten për Zvicrën, Granit Xhaka rezulton pozitiv me Covid-19

1 Shtator 2021, 20:10 Nga DOSJA
S’ka kapiten për Zvicrën, Granit Xhaka rezulton pozitiv me

ZVICËR– Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka rezultoi pozitiv me COVID-19. APNeWs shkruan se Xhaka ka marrë rezultatet e testit këtë mbrëmje, disa orë pasi shfaqi simptomat e para të Covid-19.

Vetë Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë me dije se Xhaka nuk do të jetë në formacion për të luajtur një lojë miqësore kundër Greqisë, këtë mbrëmje. Kjo do të ishte ndjeshja e 99-të e Xhakës për ekipin kombëtar përpara se të priste Italinë, të dielën në Basel.

Federata Zvicerane ka bërë me dije se lojtarët e tjerë në skuadër, janë ose të vaksinuar ose e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk kanë nevojë të izolohen. Nuk dihet nëse Xhaka e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit apo jo.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport granit xhaka me covid granit xhaka me covid

Sondazh

Poll