Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Dinjitoze, por jo aq sa duhet! Vllaznia e femrave nuk ia del përballë Juventusit

1 Shtator 2021, 19:10 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Dinjitoze, por jo aq sa duhet! Vllaznia e femrave nuk ia del

SHKODËR– Vllaznia e femrave nuk ia del dot të bëjë surprizën përballë një skuadre të madhe si Juventus. Në stadiumin “Loro Boriçi” u zhvillua ndeshja e parë për fazën finale të Champions League, me takimin që përfundoi me shifrat 0-2 për kampionet e Italisë.

Në minutën e 12′ Girelli do të gjente golin e avantazhit duke dërguar topin pas shpinës së portieres së Vllaznisë. “Zonja e vjetër” vendos të mbyllë gjithçka që në pjesë të parë. Vetëm një minutë nga momenti kur do të mbyllej pjesa e parë, Hurtig shënon golin e dytë me kokë.

Vllaznia u përpoq të ngushtojë rezultatin gjatë pjesës së dytë me Doçin ose Bajramin, por pa sukses. Juventusi largohet me fitore nga Shkodra, ndërkohë që takimi i dytë do të luhet më datë 9 shtator.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus vllaznia juventus vllaznia

Sondazh

Poll