Sport

Nuk arriti akordin me Juven dhe është jashtë planeve të Koeman, Pjanic mund të përfundojë në Turqi ose Rusi

1 Shtator 2021, 18:42 Nga DOSJA
Nuk arriti akordin me Juven dhe është jashtë planeve të

SPANJË-Miralem Pjanic ëndërroi të rikthehet në Itali, por tani ai mund të gjejë një ekip në Rusi ose Turqi. Mesfushori boshnjak u përfol gjatë për një transferim te Juventus, por tratativat ngecën dhe lojtari mbeti te Barcelona, pavarësisht se Pjanic është jashtë planeve të Koeman-it.

Menaxheri i boshnjakut tani është në kërkim të një skuadre në një nga vendet ku merkato është i hapur.Për ish -mesfushorin e Romës dhe Juventusit, do të kishte interesim nga disa klube ruse dhe turke. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 31-vjeçarit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona juventus koeman pjanic barcelona juventus koeman pjanic

Sondazh

Poll