Bota

Varhelyi pyet Kurtin për rritjen e ekonomisë së Kosovës, Kryeministri: Kjo gjë mund të bëhet duke u anëtarësuar në BE

1 Shtator 2021, 15:46 Nga DOSJA
Varhelyi pyet Kurtin për rritjen e ekonomisë së Kosovës,

SLLOVENI- Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka pyetur ditën e sotme Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në lidhje me ekonominë e vendit. Në pyetjen e drejtuar në Forumin Strategjik të zhvilluar në Bled të Sllovenisë, Varhelyi i tha Kurtit se si mund të gjallërohet ekonomia e Kosovës dhe të jetë siç ka qenë. 

“Pyetjet që kanë të bëjnë me Kosovën ka të bëjë dhe me Serbinë. Por pyetja ime ka të bëjë me ekonominë. Si mund të gjallërojmë ekonominë e Kosovës, që njëherë e një kohë ishte shumë e fortë për tregun e brendshëm të BE-së”, tha ai.

Ndërsa Kurti nga ana tjetër, Kurti u shpreh se kjo gjë mund të bëhet vetëm duke u anëtarësuar në BE si dhe në NATO. Ai gjithashtu shtoi se këtë vit do të ketë një rritje të ekonomisë së vendit, duke shtuar se reformat e duhura mund të bëjnë këtë të mundur. 

“Kosova ka institucione të qëndrueshme. Rezultatet demokratike të zgjedhjeve demokratike sollën dhe si rrjedhoje disa efekte ekonomike. Eksportet në Kosovë u rritën, po ashtu qarkullimi i biznesit dhe të ardhurat e administratës. Parashikojmë një rritje të ekonomisë edhe këtë vit. Ne nuk diskutojmë asnjëherë për BE-në dhe NATO-n, duam të bëhemi anëtarë me çdo kusht. Duhet të kryejmë reforma në vendet tona. Duhen dhe një sërë reformash në sistemin vendimmarrjes së BE-së. Hapa të guximshëm mund ta bëjnë të mundur në të ardhmen e afërt. Kemi pritur 2000 afganë, edhe pse jemi vend i vogël. Partneriteti ynë me SHBA-në është shumë i fortë. Përfshirja e 6-s së BP në BE do të kishte përfitim për të dy palët. Këto 6 vende nuk janë fqinje me BE-në por ne rrethohemi nga BE. Kufiri i jashtëm do të bëhej më i vogël dhe do të ishte më mirë për të gjitha palët. 1 nga 3 banorë të BP nuk jeton në vendin e vet por në BE. Me përfshirjën e BP në BE njerëzit do të jetojnë në të njëjtën hapësirë“, tha Kurti.

Ndërkohë që për “Open Ballkan”, të Ramës, Vuçiç dhe Zaev, Kurti nuk tha asnjë gjë, duke e përjashtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë forum.

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti forumi per europen ne slloveni olivér várhelyi albin kurti forumi per europen ne slloveni olivér várhelyi

Sondazh

Poll