Bota

Vuçiç e ka të qartë: Serbia nuk shkon në BE pa rregulluar marrëdhënie me Prishtinën

1 Shtator 2021, 15:28 Nga DOSJA
Vuçiç e ka të qartë: Serbia nuk shkon në BE pa

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa të zgjidhë marrëdhëniet me Prishtinën.

I pranishëm në Forumin Strategjik të Bled, Vuçiç shtoi se është mjaft i qartë për këtë gjë dhe se nuk mund të gënjejë askënd. Presidenti i Serbisë tha se nuk u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por se ai e ka parë dhe se sit ë gjithë, po pret që të mbarojnë zgjedhjet lokale.

“Nuk mund të futemi në BE pa zgjidhur marrëdhënien me Prishtinën. Por është e rëndësishme që Evropa të tregojë se është ende tërheqëse, në mënyrë që kombet e tjera të kenë dëshirën për të qenë pjesë e Evropës. Jo nuk jam takuar me Albin Kurtin, më ka parë nga skena dhe të gjithë presin që zgjedhjet lokale në Prishtinë të përfundojnë,”- shtoi Vuçiç. Në fund shtoi se pret që të nisin bisedat në nivelin teknik me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak.

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll