Bota

130 mijë vaksinave anti-Covid në Kosovë u skadon afati i përdorimit!

1 Shtator 2021, 15:35 Nga DOSJA
130 mijë vaksinave anti-Covid në Kosovë u skadon afati i

PRISHTINË– Deri vetëm pak muaj më parë, Kosova ishte një nga vendet e fundit të Europës që nuk e kishte nisur vaksinimin me vaksinat anti-COVID. Por tani ka vaksinat po shkojnë dëm. Më shumë se 130 mijë doza të kompanisë Astra Zeneca janë hequr nga përdorimi në Kosovë pasi u ka skaduar afati i përdorimit dhe injektimit tek qytetarët. 

Vaksinave që ishin donacion nga Norvegjia, u skadoi afati më 31 gusht të këtij viti, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se i kanë hequr nga qarkullimi. Po ashtu ai shtoi se ky skenar nuk mund të përsëritej pasi të gjitha vaksinat janë të sigurta. 

“Natyrisht se kjo nuk është një lajm i mirë. Si ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga depuetët të Kuvendit të Kosovës për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytarëve për të marrë këtë vaksinë e deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave. Ashtu sic e kemi cekur disa herë në ballafaqim me pandeminë, e sidmoms pas përhapjes së variantit Delta , ne nuk jemi në situartë kur duhet zgjedhur vaksina, sidomos kur ato janë të sigurta,”-shtoi ai në deklaratën zyrtare.

Por ndërkohë që qytetarët çojnë vaksinat dëm, vdekshmëria është në nivele alarmante. Vetëm sot në Kosovë u regjistruan 22 viktima, shifër që përsëritet dhe tejkalohet për çdo ditë. Ndërkohë që edhe numri i të infektuarve rritet për çdo ditë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosove vaksinat e skaduara ne kosove kosove vaksinat e skaduara ne kosove

Sondazh

Poll