Bota

Ethet misterioze vrasin fëmijët, kombinuar me efektet e Covid mund të zhduken popullata të tëra

1 Shtator 2021, 13:34 Nga DOSJA
Ethet misterioze vrasin fëmijët, kombinuar me efektet e Covid mund

INDI – 50 njerëz, kryesisht fëmijë ,në provincën Uttar Pradesh, kanë vdekur nga komplikimet e sëmundjes misterioze, e cila vjen me ethe të larta, dhimbje kockash dhe koke, dehidratim dhe marrje mendsh. Në disa raste, fëmijët kishin skuqje që përhapeshin  në këmbë dhe krahë,  megjithatë  asnjë  nuk ka qënë pozitiv me Covid.

“Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt. 40 persona, nga të cilët 32 fëmijë, kanë vdekur javën e kaluar ,” tha Neta Kulrestha, një zyrtare e lartë e shëndetësisë në rrethin Firozabad. Këto ethe  transmetohen nga mushkonjat, është një sëmundje tropikale që ka qarkulluar në Indi për qindra vjet dhe njihet si ethet e Dengit.

“Kombinimi i ndikimit të  Covid-19 dhe etheve  Dengi mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat e prekura,” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Shkencëtarët po i përqëndrojnë kërkimet e tyre në analizën e gjenomit për të zgjidhur enigmën: nëse shpërthimi i fundit i “etheve misterioze” në Indi është shkaktuar vetëm nga ethet e Dengit apo nga infeksione të tjera.  Nëse shkaku i vdekjeve misterioze janë ethet e dengit, qeveria e Nju Delhit duhet të mbajë përgjgjësinë për programet jo efektive të kontrollit të mushkonjave dhe mungesën e masave higjienike.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ethet dengi rezik per popullatat ethet misterioze vrasin femijet ethet dengi rezik per popullatat ethet misterioze vrasin femijet

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 10:20

AFGANISTAN– Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë shkallën vërtet epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre për në drejtim të perëndimit.Të pub...