Bota

E varrosur nën beton! HISTORIA e zhdukjes së rumunes në Greqi, mungesa e saj u vu re pas 4 muajsh, djali drejton gishtin nga

1 Shtator 2021, 12:24 Nga DOSJA
E varrosur nën beton! HISTORIA e zhdukjes së rumunes në Greqi,

GREQI– Gjendet trupi i 42-vjeçares rumune Monica Gius duke i dhënë fund edhe misterit për zhdukjen e saj. Kufoma e gruas, e cila u gjet në çimento ka tronditur komunitetin lokal të Kyparissia-s.

Mediat greke kanë bërë me dije se pronarët e shtëpisë të mërkurën në mëngjes vunë re një ngjyrë ndryshe të çimentos dhe për të shuar kuriozitetin nisën që të gërmonin. Në këtë moment gjendën edhe kufomën e rumunes.

Gruaja e zhdukur, me origjinë nga Rumania, Monica Gius, ka jetuar në Kyparissia për njëzet vitet e fundit ku edhe punonte si pastruese dhe kujdestare për të moshuarit. Por kohët e fundit ajo ishte e papunë dhe kishte probleme shëndetësore. Ajo u zhduk papritur në shkurt të këtij viti, por mungesa e saj u vu re nga familjarët vetëm katër muaj më vonë.


Monica, siç u raportua në emisionin “Dritë në tunel”, shpesh dhunohej nga ish-burri i saj dhe babai i tre fëmijëve, por të njëjtët episode përsëriteshin edhe nga partneri i saj i ri. Djali i saj i madh, i cili jeton në Angli, u ankua se i dashuri i të ëmës e kishte bërë për spital duke i thyer edhe krahun. Kur Monica u zhduk, partneri i saj u tha disa prej miqve të tij se ai do të largohej për në Rumani për një punë më të mirë. 

Ndërkohë që i dashuri këmbëngul se Monica jeton, djali i saj pretendon të kundërtën: Nëna ime nuk ka asnjë shans që të ketë lënë Greqinë me të, sepse ajo nuk ka letra! 


Do të jenë hetimet ato që do të zbulojnë më shumë detaje lidhur me vdekjen e Gius, për të zbardhur kështu edhe emrin e autorit.   

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni monica gius rumania monica gius rumania

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 10:20

AFGANISTAN– Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë shkallën vërtet epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre për në drejtim të perëndimit.Të pub...