Bota

Antarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Varhelyi: Bashkimi Evropian nuk mund të dështojë njësoj si me Afganistanin

1 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
Antarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Varhelyi: Bashkimi

SLLOVENI-Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi ka folur reth integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Teksa ka folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, Varhelyi është shprehur se duhet të diskutohet se si BP do të bëhet pjesë e BE-së. Në fjalën e tij, ai gjithashtu ka marrë shembull Afganistanin, duke u shprehur se BE-ja nuk mund të dështojë me Ballkanin Perëndimor, njësojë siç dështuan me Afganistanin. Ai gjithashtu tha se hapat për integrimin e BP-së në BE duhet të merren në kohën e duhur.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Be është koncepti i duhur për tu diskutuar. Zgjerimi është më shumë proces administrativ më shumë se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE. Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit. Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë. Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni. Ne ashtu shikojmë se shoqëria dhe ekonomia e Ballkanit po integrohet pak nga pak në BE”, tha Varhelyi.

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota forumi per europen ne slloveni olivér várhelyi forumi per europen ne slloveni olivér várhelyi

Sondazh

Poll