Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nuk bën bashkë Vuçiç dhe Kurtin, i takon veç e veç në Slloveni: Diskutuam hapat e ardhshë

1 Shtator 2021, 15:12 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nuk bën bashkë

SLLOVENI- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç ditën e sotme në Slloveni. Lajçak ka zhvilluar takime të ndryshme me krerët e dy vendeve, në kuadër të Forumit Strategjik 2021, e cila po zhvillohet në Bled të Sllovenisë. Lajçak në një postim në Twitter, shkruan se ka diskutuar me Kurtin dhe Vuçiç hapat e ardhshëm për dialogun mes dy vendeve.

Postimi i Lajçak:

Në margjinat e Forumit Strategjik të Bled 2021, unë zhvillova dy takime të veçanta të rëndësishme dhe thelbësore me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç dhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar hapat e mëtejshëm në javët e ardhshme në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre

In the margins of #BSF2021, I held two important & substantial separate meetings with the President of Serbia @predsednikrs @avucic and with the Prime Minister of Kosovo @albinkurti to discuss the next steps in the coming weeks in the Dialogue on normalization of their relations pic.twitter.com/SRonkkJxV0

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 1, 2021

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic forumi per europen ne slloveni miroslav lajčák albin kurti aleksander vucic forumi per europen ne slloveni miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 10:20

AFGANISTAN– Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë shkallën vërtet epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre për në drejtim të perëndimit.Të pub...