Bota

Gjesti emocionues! Berberët shqiptarë në Angli qethen zero, solidarizohen me gruan me kancer, fitojnë zemrat e të gjithëve

1 Shtator 2021, 15:14 Nga DOSJA
Gjesti emocionues! Berberët shqiptarë në Angli qethen zero,

BRITANI E MADHE- Një paciente me kancer, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë ka fituar zemrat e të gjithëve. Videoja e saj dhe gjesti i dy parukirëve shqiptarë janë bërë virale në rrjet.

Caroline Ross, pasi nisi të përballej me rënien e flokëve, vendosi që të shkonte tek berberët “Huntsman” për t’i rruar. Pronari i sallonit Andi Bica vendosi që t’i hiqte frikën dhe sikletin duke vendosur që edhe ata të rruanin kokën.

Nismës së tij iu bashkua dhe Kledian Peci. Pasi mbarojnë punë, të dy i japin puthje dhe përqafime, ndërsa nuk pranojnë që t’i marrin asnjë qindarkë. 

Zonja Ross, një ish-kuzhiniere dhe pronare e një klubi nate po trajtohet për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora andi bica caroline ross kledian peci andi bica caroline ross kledian peci

Sondazh

Poll