Sport

VIDEO/ 90 minuta stërvitje dhe ngarkesë maksimale, Shqipëria mbyll ditën e tretë të përgatitjeve në Poloni

31 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
VIDEO/ 90 minuta stërvitje dhe ngarkesë maksimale, Shqipëria

POLONI-Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.Përgatitjet për sfidën e katërt të eliminatoreve të Botërorit ndaj Polonisë u zhvilluan sot pasdite po në stadiumin e skuadrës Polonia Varshavë.

Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës.Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.

Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport polonia shqiperia polonia shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 31 Gusht 2021, 18:02

ANGLI-Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi angle...

Sport 31 Gusht 2021, 17:43

SHKODER – Ka mbërritur në Shqipëri, në orët e pasdites të së martës, skuadra Juventusit të femrave, që do të luajë ditën e mërkurë përballë Vllaznisë në “Loro B...