Sport

“Messi dhe Ronaldo u larguan, si minjtë nga anijet, përpara se të fundoset…”

31 Gusht 2021, 14:14 Nga DOSJA

ANGLI – Transferimet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit te Manchester United dhe PSG tronditën botën e futbollit, megjithatë, lëvizjet e tyre janë krahasuar me ‘minjtë që po braktisin anijet financiare që po fundosen’.

Kjo është ajo që Simon Jordan tha në ‘talkSPORT’ për dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori, pasi ata u larguan nga Juventusi dhe Barcelona respektivisht në merkaton e verës. Ndërsa të dy lojtarët tani janë në klube të reja, historitë e tyre janë jashtëzakonisht të kundërta.

Messi nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse të largohej nga Barcelona, pasi klubi thjesht nuk mund të përballonte t’i jepte atij një kontratë të re.

Ronaldo, ndërkohë ishte i dëshpëruar dhe donte të largohej nga Juve, pasi kaloi tre vjet në Torino dhe ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte klubin për të fituar Ligën e Kampionëve.

Duke folur në ‘talkSPORT’, Jordanit nuk i bëri përshtypje sjellja e asnjërit prej lojtarëve: “Ka një argument për t’u thënë, Messi dhe Ronaldo janë si minjtë që po braktisin anijet që fundosen financiarisht.

“Eshtë qesharake se si ata u larguan nga Spanja dhe Italia, kur financat po pësojnë krizë atje. Ronaldo po kthehet në United, po rikthehet atje kur luajti dikur që ishte një djalë i ri i jashtëzakonshëm, ndërkohë tani po kthejnë thjesht një futbollist të shquar.

Diçka po ndodh tek Manchester, ndoshta Glazers po kërkon që të luajnë me inazhin e ti thonë skuadrës “shikoni ne, shikoni se çfarë kemi bërë për ju djema, ne kemi sjellë diçka mbrapa që askush nuk mendoi se mund ta kishim“.

“Ole Gunnar Solskjaer do ta marrë, natyrisht që do ta marrë dhe do ta fusë në lojë. Nëse ai po bën deklarata se lojtari do të fillojë si diçka natyrale dhe njerëzit do të duhet të mësohen me të, ndërkohë q lojtarët duhet të futen në fushë sipas meritës.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll