Sport

Shevchenko sërish në krye të një përfaqësueseje

31 Gusht 2021, 11:16 Nga DOSJA
Shevchenko sërish në krye të një përfaqësueseje

UKRAINE – Andrei Shvchenko duket se do të ketë një tjetë rpëfaqësuese për të drejtuar. Në bazë të asaj që raporton “Sports.kz”, duke cituar burime nga Federata e Futbollit të Uzbekistanit, ukrainasi pritet të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.

Federata uzbeke ka marrë parasysh kandidaturën e ish-sulmuesit të Milanit dhe pritet oferta zyrtare për të.

Shevchenko ishte trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës për pesë vite, por pas “Euro 2020” u largua nga posti. Nën udhëheqjen e tij, Ukraina arriti në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Në fazën finale të Europianit ata u eliminuan nga Anglia, e cila fitoi 4-0 në “Olimpico” të Romës. Më pas, Shevchenko nuk e rinovoi kontratën e tij me ekipin kombëtar.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll