Aktualitet

Larje hesapesh/ Atentat “Çipurit” në Vlorë, i vrasin para syve shokun dhe kunatin (Foto+VD)

  • Gjendet makina e djegur me tre kallashnikovë brenda (Video)
  • Kush është Armando Sulejmani/ “Çipuri” i shpëtoi 11 plumbave në 2016
  • Këto janë armët që dyshohet të kenë përdorur autorët (Foto)
  • Ky është Orest Rexho, kunati i “Çipurit”që mbeti i vrarë
  • Viktimat janë Orest Rexho dhe Arian Hasani. Shënjestër e atentatit ka qenë Armando Sulejmani që mbeti i plagosur rëndë. Sulejmani i njohur si "Çipuri", ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt.
    Featured image of article: Larje hesapesh/ Atentat “Çipurit” në Vlorë, i vrasin para syve shokun dhe kunatin (Foto+VD) Vrasja në Vlorë, shënjestra e atentatit, Armando Sulejmani dhe viktima, Orest Rexho, kunati i Sulejmanit
    Përditësuar:

    VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si “Uji i ftohtë”, ku pas një breshërie me armë zjarri mësohet se 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është i plagosur rëndë.

    Burime për Dosja.al, shprehen se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Armando Sulejmani ndërsa dy viktimat janë Orest Rexho dhe Arian Hasani, përkatësisht kunati dhe shoku i Sulejamanit. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ndjekje të autorëve.

    Sulejmani i njohur ndryshe si “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë shumë plumba, ndërsa është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt. 42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjestra e atentatit të sotëm, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. (Lexo këtu)

    Të njëjtat burime shprehen se 5 km larg vendit të krimit është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Informacion paraprak i policisë

    Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

    Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment