Aktualitet

Lezhë, lirohet protestuesi 80 vjeçar, hipi në skelën e Kryeministrisë me flamur (Emri+Foto)

17 Shkurt 2019, 21:11 Nga DOSJA
Lezhë, lirohet protestuesi 80 vjeçar, hipi në skelën e

LEZHË- Lirohet nga arresti 80 vjecari qe u ndalua nga policia, pasi mori në protestën e opozitës ditën e djeshme në Tiranë.

Policia e Lezhës arrestoi për disa orë një 80-vjeçar nga Fishta, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Ndue Fuga, i cili u mbajt në polici për rreth 2 orë, do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës por edhe te problemeve shendetesore që ia bëjne të pamundur qëndrimin në qeli. Ai u bë në njëfarë mënyre “simbol” në rrjetet sociale, për faktin hipi në majë të skelës, pavarësisht moshës së vjetër.

Por, veprimin e policisë, të cilin e ndalon rreptësisht Kodi i Procedurës Penale, ku theksohet se: Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”.

Por pas publikimit të lajmit dhe zhurmës që shkaktoi në opinionin publik, Policia e liroi rreth orës 21:30 me pretendimin se do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Pas mbarimit të protestës së opozitës, Policia e Tiranës shoqëroi 25 persona që kryen akte të dhunshme.(Lexo këtuProtesta e opozitës u mbyll gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër të enjten e ardhshme.

(a.m/dosja.al)

               

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndue fuga policia e lezhes protesta e opozites 16 shkurt 2019 ndue fuga policia e lezhes protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll