Bota

Pakistani: Në Afganistan duam një qeveri gjithpërfshirëse

27 Gusht 2021, 18:09 Nga DOSJA
Pakistani: Në Afganistan duam një qeveri gjithpërfshirëse

PAKISTAN- Ambasadori i Pakistanit në OKB Munir Akram është shprehur se Pakistani do të donte një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul. Aljazeera shkruan se sipas Akram është shprehur se Pakistani është konsultuar me të gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të njohin qeverinë e talebanëve si dhe të ecin përpara në mënyrë që të stabilizojnë Afganistanin. Ai gjithashtu u shpreh se çështja e terrorizmit që buron nga Afganistani është një shqetësim tjetër për Pakistanin, pasi edhe ata kishin një grup të njejtë me talebanët në Paksistan.  

“Ne jemi duke u konsultuar me të gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të koordinojmë dhe afrohemi … në çështjen jo vetëm të njohjes, por të ecjes përpara, cilat janë hapat që kërkohen për të stabilizuar Afganistanin. Çështja e terrorizmit, që buron nga Afganistani është një shqetësim i veçantë për Pakistanin, sepse ne kemi pasur Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), i cili ka funksionuar nga territori i Afganistanit, i cili kishte mbështetje nga inteligjenca agjencia e ish-qeverisë, si dhe nga agjencia e inteligjencës indiane,” u shpreh ai.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota munir akram okb talebanet pushtojne afganistanin munir akram okb talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll