Tronditet Gramshi! Burri vret bashkëshorten dhe vëllanë me sëpatë, lajmëron fëmijët: Vrava mamin e xhaxhanë (EMRAT)
Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë 27 Janar, 15:39 Vrau vëllanë dhe...
Vrasje të dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllanë 27 Janar, 15:39 Vrau vëllanë dhe...
Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet! I besoj vetëm varianteve të z&e...
DETAJE/ Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, 6 persona shpallen në kërkim 27 Janar, 11:19 6 vite hetime! ...
AFGANISTAN– Pjesa dërmuese e aeroportit të Kabulit është nën kontrollin e talebanëve, sipas një raporti në Afganistan, gjë që është përgënjeshtruar nga Pentagoni. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby mohoi të gjitha lajmet e publikuara në media, duke thënë se aeroporti është nën komandot amerikane. Ndërsa nga ana tjetër talebanët deklaruan se në fundjavë do të marrin nën kontroll te gjitha portat e aeroportit.
Nga sulmi i djeshëm kanë mbetur të vrarë 175 persona, mes të cilëve 13 janë amerikanë, 3 britanik dhe të tjeret janë afganë, ndërsa deri tani është raportuar për rreth 200 të plagosur, të cilët po marrin ndihmë në spitalin e Kabulit.
SHBA, Britania e Madhe, organizata e OKB-së, organizata e NATO-së dhe shtete të tjera janë shprehur të gatshme për të bashkëpunuar me talebanët në mënyrë që të mbajnë aeroportin të sigurtë nga sulme të tjera, të cilat mund të shkaktohen nga shteti islamik ISIS.
Sulmi i së enjtes, i cili u mor përsipër nga degët e ISIS në Afganistan, Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ISKP (ISIS-K), i cili tha se kamikazët e tij veçuan “përkthyes dhe bashkëpunëtorë me ushtrinë amerikane”.
Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të hakmerret ndaj sulmit në Kabul, duke konfirmuar se bombardimet janë kryer nga ISIS-K.
“Ne do t’ju gjuajmë dhe do t’ju bëjmë të paguani. Unë do të mbroj interesat tona për njerëzit tanë me çdo masë në komandën time, “- tha ai.
Biden ditën e sotme nga trupat në Kabul është informuar se një sulm tjetër mund të ndodh dhe për këtë ai organizoi të gjithë komandantët qe ndodhen në Afganistan për të marr masa parandaluese.
Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi ka urdhëruar që flamujt në Kongresin amerikan në Uashington të valviten me gjysmë shtizë për nder të ushtarëve amerikanë dhe të tjerëve të vrarë në sulm.
Ndërkohë që ditën e sotme evakuimi i njerëzve nga Kabuli ka vazhduar me të njejtat ritme si më parë. Pentagoni është i vendosur që të evakuojnë të gjithë forcat amerikane si dhe të gjithë afganët të cilët janë të rrezikuar nga regjimi taleban. Shtete si Turqia dhe Gjermania i kanë përfunduar evakuimet e ushtarëvr të tyre nga Kabuli.
Forcat e huaja po synojnë të evakuojnë qytetarët, punonjësit e ambasadës deri më 30 gusht. Një diplomat i paidentifikuar i NATO -s tha se të gjitha forcat e huaja tani po synojnë të evakuojnë qytetarët e tyre dhe punonjësit e ambasadës nga vendi deri të hënën, 30 gusht, një ditë para afatit amerikan.
Më parë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken konfirmoi se 100,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli. Në një deklaratë, ai i quajti shpërthimet “një kujtesë shkatërruese e kushteve të rrezikshme në të cilat anëtarët e shërbimit dhe diplomatët tanë po veprojnë ndërsa përfundojmë misionin ushtarak 20-vjeçar të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”.
(I.A:d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Gazetarja Rachel Nichols e ESPN është hequr nga mbulimi i lajmeve mbi skuadrën e basketbollit NBA. CNN shkruan se gjithashtu edhe shfaqja e saj e javës “T...
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në protestën e mbajtur ditën e sotme në Prishtinë, ku është gjuajtur me bojë të ku...
ANGLI- Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab ka komunikuar me serkretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. The Guardian shkruan se sipas Raab ata kanë n...
SHBA- Gjenerali amerikan Kenneth F McKenzie është shprehur se ushtria amerikane tani po bisedonte me talebanët për përmirësimin e sigurisë në aeroport duke zgje...
AFGANISTAN– Dita e sotme ishte tragjike për Afganistanin. Edhe pse afganët menduan se do të qëndronin të qetë e mund të largoheshin paqësisht deri më 31 g...
AFGANISTAN- Një shpërthim i katërt dyshohet të ketë ndodhur në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur The Guardian, i cili shkruan se ky shpërthim ka qenë i kon...
AFGANISTAN– Ditën e sotme janë bërë tre shpërthime në afërsi të aeroportit të Kabulit, të treja të kryera nga filiali i ISIS në Afganistan ISKP, i cili ka...
KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...
KABUL- Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i bombardimit në aeroportin e Kabulit. BBC shkruan se burri, i cili njohej si Carl, ...
AFGANISTAN-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ftuar të gjithë ambasadorët e superfuqive botërore në një takim për të diskutuar rreth krizës...