Bota

Situata në Afganistan, udhëheqësi rebublikan në Dhomën e Përfaqësuesve: Biden do të japë një ditë llogari

27 Gusht 2021, 16:06 Nga DOSJA
Situata në Afganistan, udhëheqësi rebublikan në Dhomën

SHBA- Udhëheqësi i pakicës rebublikane në Dhomën Përfaqësuese Kevin McCarthy u shpreh se Presidenti Joe Biden do të japë një ditë llogari për veprimet e veta në lidhje me situatën e përkeqësuar në Afganistan. CNN shkruan se McCarthy shtoi se fokusi i tanishëm në Afgaistan duhet të jetë nxjerrja e trupave amerikane nga Kabuli. 

“Shikoni unë jam jashtëzakonisht i frustruar me këtë President. Do të ketë një ditë llogaritje. Ne kemi të drejta kushtetuese. Tani për tani në pesë ditët e ardhshme, përgjegjësia e të gjithëve duhet të fokusohet vetëm në nxjerrjen e amerikanëve. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Kur të kalojë ajo ditë, ne mund të ndërmarrim gjithçka për të kërkuar llogari për veprimet që janë ndërmarrë, jetët që janë dhënë, vendimet e gabuara që kanë vënë amerikanët në rrezik dhe vendimin për të lënë amerikanët prapa,” tha ai.

 Gjithsesi vetë McCarthy ishte i paqartë në lidhje me qëndrimin e tij personal nëse trupat duhet të qëndrojnë në Afganistan apo jo. Në një moment ai tha se të gjithë trupat duhet të evakuohen nga Afganistani, ndërsa më vonë u tha gazetarëve se ai do të ishte i hapur për të dërguar më shumë trupa për të ndihmuar me evakuimet dhe madje edhe për të mbajtur një bazë më të përhershme atje.

“Unë do të kisha kontrolluar dhe mirëmbajtur bazën e Forcave Ajrore Bagram,” tha McCarthy, duke iu referuar një baze ajrore të veçantë që aktualisht nuk po përdoret për të nxjerrë njerëzit nga Afganistani.

Ndërkohë që nga kjo situatë e krijuar në Afganistan thirrjet brenda konferencës republikane që Biden të japë dorëheqjen apo edhe të fajësohet për veprimet e tij po rritën çdo ditë e më shumë.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kevin mccarthy talebanet pushtojne afganistanin joe biden kevin mccarthy talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 27 Gusht 2021, 15:00

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga operacioni i sekuestrimit të 1.2 ton kokainë që ishte fshehur në një konteiner me banane.Vijesti shkruan se ...