Bota

Johnson: Do lëvizim tokën dhe qiellin për të nxjerr njerëzit nga Afganistani, talebanët do ta kenë të vështirë qeveris

27 Gusht 2021, 17:31 Nga DOSJA
Johnson: Do lëvizim tokën dhe qiellin për të nxjerr

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi talebanët se nëse duan që qeveria e tyre e re të ketë ndërlidhje me Perëndimin, ata duhet që të lejojnë të gjithë njerëzit që të largohen nga vendi. The Guardian shkruan se për njerëzit që nuk kanë mundësi të kenë shkuar në aeroportin e Kabuit, Johnson u shpreh se do të lëvizin qiellin dhe tokën nëse do të jetë e nevojshme, në mënyrë që ti nxjerrin ata të sigurtë nga Afganistani.

Do të ketë njerëz që kanë të drejtë, pavarësisht nëse janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar që kanë zgjedhur të mos dalin ende, ose njerëz që ishin përkthyes dhe të tjerë që nuk kanë qenë në gjendje të dalin përpara në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai deri tani. Dhe ajo që u them atyre, është se ne do të zhvendosim qiellin dhe tokën për t’ju nxjerrë jashtë, dhe ne do të përdorim të gjithë fuqinë që kemi me talebanët për t’u siguruar që ata ta kuptojnë atë,” tha Johnson.

Ai gjithashtu shtoi se qeveria e re e Afganistanit do e ketë shumë të vështirë punën e saj për shkak se armiqësisë që kanë me ISIS.

 “Unë mendoj se ajo që tregon sulmi terrorist, është se qeveria e Afganistanit do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për këdo që e drejton atë, dhe kjo ka ndodhur për një kohë shumë të gjatë. Talebanëtsigurisht nuk janë miq të Daeshit, Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, të cilët morën përgjegjësinë për sulmin,”tha ai.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson evakuimi i afganëve shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin boris johnson evakuimi i afganëve shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll