Bota

Numri i lartë i të infektuarve në Kosovë, klinika mjekësore sportive tejmbushet më njerëz të hospitalizuar, drejtori i s

27 Gusht 2021, 16:40 Nga DOSJA
Numri i lartë i të infektuarve në Kosovë, klinika

KOSOVË- Klinika mjekësore e Sportit në Kosovë është tejmbushur me pacientë të infektuar me Covid-19. Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike Artan Ahmeti në një intervistë për “KosovaPress”.

Ai u shpreh se rreth 90 pacientë po trajtohen në klinikë këtë periudhë dhe sipas tij shumica dërmuese janë të pavaksinuar. Ai shtoi se kërkesa e hospitalizimin e klinikës ishte shumë e madhe dhe se për tri ditë u mbushën të gjitha kapacitetet e saj.

“Në Klinikën Infektive 2, në objektin e Mjekësisë Sportive aktualisht janë 95 mundësi për hospitalizim dhe kapacitet pothuajse janë të mbushura çdo ditë, por çdo ditë kemi edhe pranime dhe lirime. Kështu që vetëm gjatë 24 orëve të fundit i kemi pasur mbi 16 pranime dhe 13 lirime. Gjendja e përgjithshme e pacientëve është stabile, por kemi edhe të rëndë. Shumica e pacientëve janë me oksigjenoterapi. Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar. Pesë pacientë janë me një dozë të vaksinës dhe katër pacientë janë me dy doza të vaksinës”, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar me Covid 137 ooo persona, ndërsa 2,387 të tjerë kanë humbur jetën.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora artan ahmeti covid ne kosove artan ahmeti covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Gusht 2021, 15:00

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga operacioni i sekuestrimit të 1.2 ton kokainë që ishte fshehur në një konteiner me banane.Vijesti shkruan se ...