Bota

Liruan para kohe Dardan Kriqavën, nisin hetimet për drejtorët e burgjeve të Dubravës dhe Gjilanit, dhunimi për vdekje i Ma

27 Gusht 2021, 16:23 Nga DOSJA
Liruan para kohe Dardan Kriqavën, nisin hetimet për drejtorët e

KOSOVË– Ministria e Drejtësisë ka nisur hetimet për dy rastet e lirimit të parakohshëm nga burgu të Dardan Krivaqës, aktualisht i vënë në pranga për vrasjen e Marigona Osmanit. KALLXO.com shkruan se Ministria e Drejtësisë në një prononcim për ta ka njoftuar se janë ngritur dy komisione hetimore për të hetuar veprimet e ndërmarra nga drejtorët e burgut të Gjilanit dhe Burgut të Dubravës, në vitin 2017 dhe 2012.

“Lidhur me këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor për të hetuar të dy rastet. Personi në fjalë është pranuar në QP në Gjilan më 21.10.2012, ku ishte i dënuar me dy vite e pesë muaj për veprën penale, ‘Vjedhje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje’. Pas ankesës në Gjykatën Supreme, të njëjtit i është ulur dënimi në dy vite. Po ashtu, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i njëjti, ka përfituar tre muaj lirim të parakohshëm dhe është liruar më 17.08.2012 nga QP Gjilan. I njëjti, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, më 28.04.2017 është liruar nga QK Dubravë tre muaj më herët me Lirim të Parakohshëm,”- thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Dardan Krivaqa është pas hekurave pasi akuzohet se vrau Mrigona Osmanin, të cilën e dhunoi për vdekje dhe më pas e hodhi në derën e spitalit në Ferizaj. Bashkë me të është në pranga edhe Arbër Sejdiu, miku i Krivaqës, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krimin monstruoz që tronditi Kosovën.

Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 18-vjecarja e vdekur ne kosove dardan krivaqa marigona osmani 18-vjecarja e vdekur ne kosove dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll

Bota 27 Gusht 2021, 15:00

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga operacioni i sekuestrimit të 1.2 ton kokainë që ishte fshehur në një konteiner me banane.Vijesti shkruan se ...