Bota

Këshilli i OKB-së: Autorët e sulmit të djeshëm duhet të vendosen para drejtësisë

27 Gusht 2021, 16:56 Nga DOSJA
Këshilli i OKB-së: Autorët e sulmit të djeshëm duhet

SHBA- Këshilli i Sigurimit të OKB-së është shprehur se bombarduesit që urdhëruan sulmet ditën e djeshme në Kabul duhet të çohen para drejtësisë. Aljazeera shkruan se Këshilli i OKB i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të vendosë para drejtësisë të gjithë autorët.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit nënvizuan nevojën për të mbajtur përgjegjës autorët, organizatorët, financuesit dhe sponsorët e këtyre akteve të dënueshme të terrorizmit dhe t’i çojnë ata para drejtësisë. Ata i nxitën të gjitha shtetet, në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, të bashkëpunojnë në mënyrë aktive me të gjitha autoritetet përkatëse në këtë drejtim,” tha OKB.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota okb shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin okb shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll