Bota

Sulmet në Kabul, numri i të vdekurve shkon më shumë se 170 persona  

27 Gusht 2021, 17:46 Nga DOSJA
Sulmet në Kabul, numri i të vdekurve shkon më shumë se 170

KABUL- Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm në Kabul ka shkuar në më shumë se 170 persona. BBC shkruan se lajmin e ka konfirmuar një zyrtar afgan i shëndetit publik, i cili për arsye sigurie nuk e ka treguar identitetin e tij.

Ata që u vranë nga bombardimet në aeroportin e Kabulit ishin kryesisht civilë afganë, trembëdhjetë pjesëtarë të shërbimit amerikan, dy shtetas britanikë dhe fëmija i një shtetasi të tretë britanik. Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm e mori filiali i ISIS në Afganistan ISKP.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll