Bota

Situata në Afganistan, Joe Biden ‘shpërthen’ para kamerave: I dënoj talebanët dhe Trumpin

27 Gusht 2021, 17:24 Nga DOSJA
Situata në Afganistan, Joe Biden ‘shpërthen’ para

SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden, në një konferencë për shtyp paraditen e sotme nuk i mbajti dot emocionet teksa po fliste për situatën në Afganistan dhe ‘shpërtheu’ para kamerave.

Ai u detyrua të ulë kokën për të fshehur gjendjen e tij emocionale të shkaktuar nga talebanët në Afganistan dhe kryesisht nga shpërthimet e djeshme në Kabul, ku sulmet terroriste i morën jetën shumë personave. Gjatë fjalimit ai fajësoi talebanët dhe presidentin e mëparshëm, Donald Trump që kishte bërë marrëveshje me talebanët.

Biden premtoi se Shtetet e Bashkuara do t’i gjenin autorët e sulmeve vetëvrasëse dhe personat e tjerë përgjegjës për ato sulme vdekjeprurëse, anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, jashtë aeroportit të Kabulit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur me shpresën për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët.

Pas ngjarjeve në Afganistan presidenti i SHBA-ve ka marrë kritika të shumta rreth menaxhimit të situatës pasi shumë persona e kanë vënë në dyshim aftësitë e Bidenit duke marrë parasysh edhe moshën e tij 78-vjeçare.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll