Aktualitet

U kthye nga Angli për dasëm! Historia e shkuar e ish-policit që u ekzekutua në Malësi të Madhe, vrau një person në 1989

27 Gusht 2021, 08:36 Nga DOSJA
U kthye nga Angli për dasëm! Historia e shkuar e ish-policit që u

MALESI E MADHE- Sokol Çelaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç, kishte ardhur në Shqipëri pasi ishte ftuar në disa dasma. Mbrëmjen e djeshme, ai po kthehej në banesë së bashku me bashkëshorten e tij kur iu bë atentati. Ai mori disa plumba në trup duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Çelaj në të shkuarën ka punuar si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.

Ekzekutimi i Sokol Çelajt në Malësi të Madhe/ I sapo kthyer nga Anglia, ish-polici u qëllua me 8 plumba, bashkëshortja: Një person doli nga pylli, filloi të qëllojë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet sokol çelaj vritet sokol çelaj

Sondazh

Poll