Aktualitet

Afganët mbërrijnë në Durrës! Akomodohen në vendet e përcaktuara, ‘elita’ qëndron në hotele, do ruhen 24 orë

27 Gusht 2021, 06:20 Nga DOSJA
Afganët mbërrijnë në Durrës! Akomodohen në vendet

DURRËS– Afganët që mbërritën sot në Rinas janë zhvendosur në Durrës.  Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga 4000 që pritet të mbërrijnë në Shqipëri në ditët në vijim. Ata shihen teksa zbresin shkallët e autobusit dhe drejtohen për në strehën e tyre të përkohshme.

Këta persona nuk do të lejohen të dalin nga territori i përcaktuar i godinave të hotelit. Gjithashtu, ata do të monitorohen 24 orë nga Policia e Shetit, firma private sigurimi, një ndër to dhe firma që ruan Muxhahedinët në Manëz.

Është vendosur staf mjekësor në dispozicion dhe ambulanca që do të qëndrojnë në zonë gjatë gjithë kohës. Mendohet që në strukturat hoteliere do të strehohen “elita”, ndërsa në konvikte pjesa tjetër nga 4000 afganët që pritet të strehojë Shqipëria.

121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Yuri Kum, po ashtu edhe nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka dhe Yuri Kim i presin në Rinas, kryeministri: I uroj mirëseardhjen në tokën ku ligji thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll