TRAGJEDIA me 5 viktima në Qafë Muzinë/ I preu rrugën furgonit, jepet urdhër ndalimi për shoferen 22-vjeçare të ‘La
27 Gusht 2021, 06:54Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në aksin Sarandë- Gjirokastër në vendin e quajtur qafa e Muzinës, la pas 5 viktima. Për këtë ngjarje, policia ka lëshuar urdhër ndalimi për drejtuesen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit të policisë, furgoni tentoi që të shmangte përplasjen me mjetin ‘Land Rover’ dhe doli nga rruga, duke rënë në një humnerë 20 metra të thellë e duke lënë 5 persona të vdekur.
“Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Çelhaka ishte duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera italiane në automjet, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22-vjeçe, të cilat po ashtu ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vajzat italiane në dëshminë e tyre të parë deklarojnë se ishte furgoni ai që mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.
“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”-mësohet se kanë dëshmuar vajzat.
Viktima të aksidentit të djeshëm janë; Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmirësisht nga furgoni, i cili përfundoi ne humnere doli e gjalle Gerta Kaberdini, 25 vjece e cila ishte shtatzënë.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Eksplozivi që u vendos në një makinë në Bulqizë, ishte në pronësi të Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet ...
BULQIZË– Një mjeti iu është vendosur eksploziv në Bulqizë. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mbrëmjes së sotme. Sasia plasëse ë...
DURRËS– Afganët që mbërritën sot në Rinas janë zhvendosur në Durrës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet grupi i parë me 121 shtetas afganë nga ...
Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së pre...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të...
TIRANË– Burra, gra, fëmijë dhe të moshuar afganë mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas. Ata u pritën nga ministrja Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama ...
TIRANË– Në Shqipëri ka mbërritur grupi i parë me 121 afganë. Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i ...
TIRANË– Fotot që po shikoni vijno nga aeroporti “Nënë Tereza”, aty ku pritet të zbresin 170 qytetarët e parë afganë që do të strehohen në vendin tonë...