Aktualitet

I vihet eksploziv një automjeti në Bulqizë, policia: Disa persona janë të dyshuar, ka nisur hetimi

27 Gusht 2021, 06:29 Nga DOSJA
I vihet eksploziv një automjeti në Bulqizë, policia: Disa persona

BULQIZË– Një mjeti iu është vendosur eksploziv në Bulqizë. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mbrëmjes së sotme. Sasia plasëse është vendosir në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për ngjarjen pasi dyshohet se disa persona mund të kenë dijeni.

NJOFTIMI

Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eksploziv ne bulqize eksploziv ne bulqize

Sondazh

Poll