Aktualitet

Mbante kallashnikov, armë gjahu dhe municione në shtëpi! Policia arreston në flagrancë një person në Lezhë (EMRI)

27 Gusht 2021, 08:35 Nga DOSJA
Mbante kallashnikov, armë gjahu dhe municione në shtëpi! Policia

LEZHE – Mark Lleshi është arrestuar nga policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov, një armë gjahu dhe municione luftarake.

Materialet i’u referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprën penale ‘’Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit ushtarak’’ dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’.

NJOFTIMI I POLICISË:

LezhëGoditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.Finalizohet operacioni policor i koduar “Kallmeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ Kallmeti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi ne lezhe mark lleshi arrestimi ne lezhe mark lleshi

Sondazh

Poll