Aktualitet

Arrestohet Ferdinant Llanaj dhe 2 të tjerë në Vlorë! Aksioni BLIC ‘i fundos’, zbulohen me DRON lëndët narkotike, sekue

27 Gusht 2021, 07:21 Nga DOSJA
Arrestohet Ferdinant Llanaj dhe 2 të tjerë në Vlorë! Aksioni

VLORË– Ferdinant Llanaj, një emër jo i panjohur për policinë është vënë në pranga. Njësia operacionale e Tiranës dhe ajo e Vlorës zhvilluan ditën e djeshme një aksion blic anti-kanabis në Vlorës, duke arrestuar tre persona.

Në operacionin “Otima” u arrestuan 43-vjeçari Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, i njohur me pseudonimin “Robi”, 54-vjeçari Dritan Begaj, banues në Vlorë dhe 21-vjeçari Ergi Cura, banues në Librazhd.

Policia ushtroi kontrolle në banesa dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës, si pjesë e bandave dhe krimit të organizuar. Më 1 tetor të vitit 2017 ai mbeti i plagosur, në rrjedhën e një sërë atentatesh të ndodhura në qytetin bregdetar, të cilat dyshohet se kanë lidhje me konfliktet e vazhdueshme me fisin Llanaj.


NJOFTMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Otima”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal. Sekuestrohen 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, si dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua operacioni policor i koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve: F. Ll., 43 vjeç, banues në Selenicë (me precedent të mëparshëm kriminal), D. B., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan begaj ferdinant llanaj operacion blic ne vlore vlore dritan begaj ferdinant llanaj operacion blic ne vlore vlore

Sondazh

Poll