Aktualitet

Kishte pak ditë i kthyer nga Anglia! Ky është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që u ekzekutua pranë banesës së tij në Malësi t

27 Gusht 2021, 06:28 Nga DOSJA
Kishte pak ditë i kthyer nga Anglia! Ky është Sokol Çelaj,

MALESI E MADHE- Personi në foto, është Sokol Çelaj i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç. Ndaj tij u qëllua me 8 plumba e fatkeqësisht 58-vjeçari nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për spital. Ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar në drejtim të tyre.

Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se 58-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të banesës së tij. Sapo është futur në një rrugë të pa asfaltuar, një person i ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Bashkëshortja e tij është shprehur se një person doli nga pylli dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre. Policia po vijon hetimet për gjetjen e autorit.

Ekzekutimi i Sokol Çelajt në Malësi të Madhe/ U qëllua 8 herë ndaj tij, bashkëshortja: Një person doli nga pylli, filloi të qëllojë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet sokol çelaj vritet sokol çelaj

Sondazh

Poll