Aktualitet

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn

27 Gusht 2021, 08:26 Nga DOSJA
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Posaçëm

TIRANË– Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn. Selim Çekaj. Babai i Arbër Çekaj, i cili është dënuar me 14 vite burg në gusht të këtij viti po për trafik kokaine kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë mirëpo kërkesa nuk iu aprovua.

Avokati i Selim Çekaj, Maks Haxhia në seancën e kaluar kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi mendon se ai nuk do të japë një gjykim të drejtë. Seanca e radhës së kaluar përfundoi shumë shpejt, pasi avokati doli nga salla në shenjë proteste, pasi nuk u përjashtua gjyqtari.

Selim Çekaj, është administrator i firmës Ecoalmax, e cila ndodhet në zonën e Maminasit, që lidh Tiranën me Durrësin. Çekaj iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit pas refuzimit të Shkallës së Parë për të dhënë një masë më të butë arresti. Më 1 prill, gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit u gjet në një konteiner një sasi prej 49 kg kokainë, e cila si destinacion kishte firmën në Maminas, të Selim Çekajt, babai të Arbër Çekajt, i cili është dënuar më parë për 613 kg kokainë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selim cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll